“Shpirtrat binjakë nuk…”/Rina Balaj i dërgon mesazhin e koduar Sin Boy pas ndarjes?

September 14, 2022
min lexim

Rina Balaj dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por duket se ndjenjat ende vazhdojnë.

Një postim i bërë në Instastory nga këngëtarja ka kthyer edhe një herë vëmendjen nga historia e tyre. Ajo ka publikuar një status ku shkruhet: “Shpirtrat binjakë nuk takohen rastësisht”.

Kaq ka mjaftuar që fansat të pyesin nëse ka mundësi që ata të ribashkohen, apo Rina thjesht ka shprehur dashurinë e saj në mënyrë të koduar ndaj ish-partnerit?

Image

Rina Balaj/Instastory

Rina konfirmoi pak ditë më parë atë që përflitej prej kohësh: Ajo dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Në një intervistë me T7 ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

 “Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”-tha ajo.

Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Para pak kohësh në një intervistë dyshja zbuluan se kanë nisur bashkëjetesën, kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjen, e për më tepër po mendojnë të martohen. Megjithatë deri tani ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Sin Boy ka lindur në Berat, por ka jetuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij. Dyshja deri tani ka sjellë disa bashkëpunime që kanë qenë shumë të suksesshme edhe në vendin fqinj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A konsiderohet masturbimi tradhti kur je në një lidhje?

Story i radhës

Koha është një elasticitet i lidhur me të dhënit përparësi

Të fundit nga

ShkoLartë