Shpëton Almeria

June 4, 2023
1 minut lexim

Real Valladolid do të shoqërojë Elchen dhe Espanyol në ligën e dytë spanjolle edicionin e ardhshëm.

Skuadra e cila ka si presidentin Ronaldo Fenomenin rikthehet në nivelin e dytë të futbollit spanjoll pas barazimit pa gola me Getafe.

Ndaj një kundërshtari direkt Valladolidi nuk arriti dot që të shënonte, duke rënë një kategori më poshtë.

Barcelona, skuadra kampione e re e Spanjës u mund në ndeshjen e fundit të edicionit nga Celta Vigo, teksa me këtë sukses shkoi në vendin e 13-të me 43 pikë, 3 më tepër se zona e rënies.

Dy golave të Gabri Veiga iu përgjigj Fati, por realizimi I tij nuk I mjaftoi Barcelonës për të marrë diçka më tepër nga kjo përballje.

Valencias i mjaftoi një barazim 1-1 me Real Besit për të shmangur gjithashtu zonën e rënies. Golit të Perez iu përgjigj Lopez, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë. Betis e kishte siguruar më parë zonën europiane, teksa sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League.

Në barazim përfunduan dhe ndeshjet e tjera, me Almerian që mori një pikë jetike në fushën e Espanyolit, duke barazuar 3-3, ndërkohë që në barazim 1-1 u mbyll ndeshja mes Elches dhe Cadiz.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sekreti për një jetë të gjatë? Konsumoni shumë rozmarinë dhe bëni shumë dashuri

Story i radhës

Në vjeshtë pritet të fillojë së zbatuari plani i sigurisë në shkolla

Të fundit nga

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë