Shpëtohet me helikopter ekuipazhi i anijes që mbytej, “pllakos” stuhia e rërës

min lexim

Pamjet dramatike të shpëtimit me helikopter të ekuipazhit të një anijeje të bllokuar në mes të detit prej motit të keq në brigjet lindore të Australisë, kane bere xhiron e botës.

Shirat e rrëmbyer dhe deti i trazuar bënë që Portland Bay 150 metra e gjatë të mbetej në mes të detit me 21 vetë në bord që kërkonin ndihmë.

E vetmja mënyrë për t`i nxjerrë prej andej, ishte nga ajri, edhe pse as ky operacion në vetvete, nuk ka qene dhe aq i lehtë.

Në një kohë kur Europa përballet me temperatura përvëluese e të pazakonta në këto nivele për muajin qershor, disa pjesë të Australisë gjenden prej tre ditësh nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve.

Mijëra vetë u urdhëruan të evakuohen nga Sidnej, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke bërë që të shembej pjesërisht edhe një digë gjigante në zonë.

Gati 32.000 persona kanë marrë urdhrin të largohen ose të qëndrojnë në pritje të evakuimit në New South Wales, ku ushtria po dërgon dhjetëra trupa për të ndihmuar banorët, mes raporteve se ka pasur persona të bllokuar në banesat apo në makinat e tyre.

Australia po përshkruhet gjithmonë e më shumë si vendi ku shihen më tepër pasojat e ndryshimeve të mprehta klimatike, me thatësira ekstreme, zjarre të pafrenueshme e përmbytje që po bëhen gati ne zakonshmëri.

Irakianët sakaq përballen me një tjetër fenomen shqetësues: intensifikimin e stuhive të rërës.

Atyre u duket të shtrëngojnë dhëmbët, sepse pavarësisht kapriçove të natyrës, nuk e kanë luksin të qëndrojnë brenda dhe të mos shkojnë në punë.

“Vemë syze, një shall për të mbuluar hundën se nuk marrim dot frymë. Ky është ndoshta viti i parë që kemi kaq shumë stuhi rëre në Irak. Temperatura ndërkohë është 40 gradë Celsius. Është nxehtë, mezi shohim dhe duhet të pimë lëngje gjatë gjithë kohës për të mbrojtur veten. Por edhe në këto kushte, më duhet të dal, duhet të shkoj në punë që të ushqej familjen time, kam përgjegjësi për ta, nuk kam se çfarë të bëj”, tha Milad Matta Abdel Ahad, punonjës për shpërndarje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Salianji: Manipuluan procesin me një dëshmitar të rremë! Komunikimet me Babalen janë në tabulatet telefonike

Story i radhës

​QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze

Të fundit nga