Shpërthimi që la gjashtë të vdekur në Stamboll, vjen reagimi i dy ‘organizatave’ të supozuara se qëndrojnë pas sulmit

min lexim

Gruaja e arrestuar nën dyshimin se ka kryer shpërthimin vdekjeprurës të bombës në Stamboll të dielën është një shtetase siriane e cila është trajnuar nga militantët kurdë, sipas autoriteteve turke.

Policia turke tha në një deklaratë se e dyshuara hyri në vend përmes qytetit Afrin në Sirinë veriore pa dokumentacion për të kryer sulmin në zemër të qytetit më të madh të Turqisë, nga i cili sulm u vranë të paktën gjashtë persona dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë.

Sipas deklaratës, oficerët kontrolluan 1200 kamera sigurie për të përcaktuar rrugën e sulmueses së dyshuar, e cila dyshohet se kishte vendosur bombën në vendngjarje përpara se të nisej me një taksi.

Si pasojë, rreth 46 persona u arrestuan, shtoi policia.

Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha më herët se qeveria besonte se “separatistët kurdë” ishin me shumë gjasa përgjegjës për sulmin.

Megjithatë, ai nuk dha detaje apo detaje se si hetuesit kishin arritur në këtë përfundim.

Ndryshe, Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Në këtë drejtim, duke folur rreth identitetit të të dyshuarës, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur e gjallë shtetasja siriane Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

Dhe lidhur me këto pretendime, sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK ka mohuar përfshirjen në bombardimin e së dielës në Stamboll, sipas një deklarate të lëshuar nga grupi kurd.

Autoritetet turke kishin fajësuar PKK-në për sulmin, duke thënë se e dyshuara kryesore e arrestuar për shpërthimin kishte pranuar se ishte trajnuar nga grupi i armatosur.

PKK, së bashku me grupet e lidhura, ka kryer më parë sulme në të gjithë Turqinë, vë në pah Al Jazeera duke shtuar se ajo organizatë ka luftuar kundër shtetit turk që nga viti 1984.

Grupi tani operon kryesisht nga bazat përtej kufirit në Irak dhe Siri.

Ndërkohë, thekson më tej Al Jazeera, edhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët e Sirisë kanë mohuar ndonjë rol në një sulm me bombë që vrau gjashtë persona në qendër të Stambollit.

“Forcat tona nuk kanë asnjë lidhje me bombardimet e Stambollit”, citohet të ketë thënë Mazloum Abdi, komandanti kryesor i SDF-së aleate të SHBA-së.

Turqia e konsideron SDF-në e mbështetur nga SHBA një grup “terrorist”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi njofton çfarë marrëveshje u nënshkruan sot me Shqipërinë në ekonomi

Story i radhës

Nuk keni më tërheqje seksuale për partnerin tuaj, ja se çfarë duhet të dini

Të fundit nga