shperthimet ne veri ambasadori amerikan i tronditur ka nje thirrje publike 650dbd5003f79

Shpërthimet në veri, ambasadori amerikan i tronditur – ka një thirrje publike

September 22, 2023
1 minut lexim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur i tronditur pas shpërthimit të një granate dore në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Hovenier ka thënë se i dënon këto akte dhune, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim të plotë për rastin.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori amerikan në platformën “X”.

Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se grupet kriminale kanë gjuajtur me granatë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

MARKETING

RENT A CAR

ibuprofeni rrit rrezikun e problemeve te zemres dhe trurit si ta zevendesoni 650dbc6105c15
Story i mëparshëm

Ibuprofeni Rrit Rrezikun e Problemeve të Zemrës dhe Trurit – Si ta Zëvendësoni

pjeset e trupit qe plaken me shpejt 650dbd88d1115
Story i radhës

Pjesët e trupit që plaken më shpejt

Të fundit nga

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Zëvendëskryeministrja në detyrë, njëherësh edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian
ShkoLartë