Pamjet tregojnë një shpërthim jashtë një ndërtese mjekësore në qytetin Enerhodar, i cili ndodhet vetëm disa milje larg termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, përcjell Bota sot.
Nuk dihej menjëherë se kush e nisi sulmin apo çfarë lloj arme u përdor.
Megjithatë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimin e qytetit në një përpjekje për të penguar vizitën e sotme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Vizita e delegacionit të ekspertëve prej 14 anëtarësh nga IAEA erdhi pas muajsh negociatash për të hyrë brenda centralit bërthamor më të madh të Evropës.