Një shpërthim ka ndodhur në një godinë në Kamëz, e cila ishte përshtatur si studio muzikore.
Policia thotë se kjo studio është në pronësi të shtetasit A.A, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me lëndë plasëse.
Si pasojë, blutë e kryeqytetit thonë se ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: botasot.info