shperthim me lende plasese ne patos demtohet porta e baneses se 33 vjecarit me arrest shtepie 6afad6a1310fc

Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

November 16, 2026
1 minut lexim

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Patosit, ku është dëmtuar porta rrethuese e banesës së një 33-vjeçari, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor, kur 33-vjeçari me inicialet M. P., banues në Patos, ka njoftuar sallën operative të Policisë për dëmtimin e portës së banesës së tij.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikuar autorët e mundshëm dhe dokumentuar ligjërisht rastin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

patriotizem per te mbuluar deshtimin ramadani godet qeverine pas ndalimit te tregtise se energjise me serbine 6afad644ceb5f
Lajmi i mëparshëm

“Patriotizëm për të mbuluar dështimin”, Ramadani godet Qeverinë pas ndalimit të tregtisë së energjisë me Serbinë

obsh rezistenca ndaj antibiotikeve kercenon te shkaktoje 39 milione vdekje ne 25 vjet 6afad6dd0976c
Lajmi i radhës

OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë