patriotizem per te mbuluar deshtimin ramadani godet qeverine pas ndalimit te tregtise se energjise me serbine 6afad644ceb5f

“Patriotizëm për të mbuluar dështimin”, Ramadani godet Qeverinë pas ndalimit të tregtisë së energjisë me Serbinë

November 16, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke e cilësuar atë si të dyshimtë dhe të vonuar.

Ai pretendon se ky vendim dëshmon se shqetësimet e ngritura më herët për tregtinë e energjisë dhe kontratat me kompanitë serbe kanë qenë të bazuara, ndërsa e akuzon Qeverinë se po përpiqet ta përdorë këtë vendim për të mbuluar dështimet në sektorin energjetik dhe reduktimet e mundshme gjatë dimrit, përcjell “Bota sot”.

Ramadani kërkon hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm për milionat e shpenzuara në tregtinë e energjisë.

Postimi i plotë

Vendimi i sotëm i Qeverisë për të ndaluar tregtimin e energjisë me kompanitë serbe është dyfish i dyshimtë:

• E para, po e pranojnë vetë me gojën e tyre se krejt çka kemi thënë tash e sa kohë për pazaret me rrymën e Serbisë dhe mafian energjetike ka qenë e vërtetë.

• E dyta, po e përdorin këtë si perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dhe reduktimet që po na presin këtë dimër.

Për një mandat të tërë e lanë Kosovën pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme energjetike, ndërsa buxhetit të shtetit i u zhvaten miliona euro në kontrata e tregti të dyshimta.

Sot, në momentin kur skandalet po u shpërthejnë në çdo sektor dhe vendi po rrezikon reduktime të ashpra të energjisë elektrike, po tentojnë ta fshehin dështimin e tyre në emër të “patriotizmit”.

Një vendim i vonuar nuk mund ta amnistojë koston e rëndë financiare që u është faturuar qytetarëve. Prandaj, duhet hetim i menjëhershëm dhe i paanshëm për të gjitha ato miliona të shpenzuara deri më sot.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komunikacioni zhvillohet pa pengesa hyn ne fuqi obligimi per pajisje dimerore 6afad5e1e1dfe
Lajmi i mëparshëm

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, hyn në fuqi obligimi për pajisje dimërore

shperthim me lende plasese ne patos demtohet porta e baneses se 33 vjecarit me arrest shtepie 6afad6a1310fc
Lajmi i radhës

Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

Të fundit nga

ShkoLartë