Komunikacioni në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë me lagështi, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga LAMM rikujtojnë se nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars 2027.
LAMM u rekomandon shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar.
Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumore dhe kanione, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.
Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Burimi: alfax.mk


