obsh rezistenca ndaj antibiotikeve kercenon te shkaktoje 39 milione vdekje ne 25 vjet 6afad6dd0976c

OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet

November 16, 2026
min lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera kërcënon t’i bëjë operacionet rutinë dhe lindjet e fëmijëve kërcënuese për jetën dhe të rrezikojë të ardhmen e mjekësisë moderne .

“Rezistenca ndaj antibiotikëve – por ne flasim më gjerësisht për rezistencën antimikrobike ose AMR – është e përhapur dhe kërcënon të ardhmen e mjekësisë moderne”, tha eksperti i OBSH-së, Jean-Pierre Niemazi.

Pacientët me kancer dhe njerëzit me sëmundje kronike përballen gjithashtu me rreziqe më të mëdha nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret, viruset ose kërpudhat që nuk i përgjigjen më trajtimeve në dispozicion, transmeton “Euronews”.

Bakteret kanë kohë që po zhvillojnë rezistencë ndaj ilaçeve që janë krijuar për t’i luftuar ato, duke i bërë shumë trajtime joefektive.

OBSH-ja po u bën thirrje vendeve të shtojnë përpjekjet për të adresuar rezistencën antimikrobike gjatë javës së ndërgjegjësimit nga 18 deri më 24 nëntor.

Rezistenca ndaj antimikrobikëve mund të shkaktojë 39 milionë vdekje

Më shumë se 1 milion njerëz vlerësohet se kanë vdekur në vitin 2021 si rezultat i drejtpërdrejtë i rezistencës antimikrobike, tha Niemazi.

“Infeksionet rezistente ndaj ilaçeve kanë shkaktuar vdekje për vite me radhë pa e kuptuar ne”, theksoi ai, pasi, sipas OBSH-së, bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë përgjegjëse drejtpërdrejt për më shumë se një milion vdekje dhe kontribuojnë në pothuajse pesë milionë vdekje çdo vit .

Nëse trendet aktuale vazhdojnë, modelet tregojnë se rezistenca antimikrobike mund të shkaktojë 39 milionë vdekje në të gjithë botën gjatë 25 viteve të ardhshme , shtoi ai.

Numri i baktereve rezistente ndaj barnave të përdorura gjerësisht është në rritje , ndërsa po zhvillohen shumë pak antibiotikë të rinj.

” Parandalimi i infeksioneve është një nga mënyrat më efektive për të zvogëluar nevojën për antibiotikë”, tha ekspertja e OBSH-së, Pravarsha Prakash.

Megjithatë, vetëm pak më shumë se një e treta e vendeve kanë zbatuar plotësisht udhëzimet e OBSH-së për parandalimin e infeksioneve në të gjithë vendin.

Shumë vende janë ende larg përmbushjes së objektivave të vendosura në vitin 2024 nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, të cilat duhet të arrihen deri në vitin 2030, tha OBSH-ja. Këto objektiva mbulojnë parandalimin e infeksioneve, përdorimin e ilaçeve në spitale, kapacitetin diagnostikues dhe monitorimin e rezistencës ndaj antimikrobikëve .

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthim me lende plasese ne patos demtohet porta e baneses se 33 vjecarit me arrest shtepie 6afad6a1310fc
Lajmi i mëparshëm

Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

me buqete lulesh islam abazi ia dorezon detyren shefes se re te prokurorise per krim te organizuar iskra haxhi vasileves 6afad72de92cf
Lajmi i radhës

Me buqetë lulesh, Islam Abazi ia dorëzon detyrën shefes së re të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Iskra Haxhi Vasilevës

Të fundit nga

ShkoLartë