me buqete lulesh islam abazi ia dorezon detyren shefes se re te prokurorise per krim te organizuar iskra haxhi vasileves 6afad72de92cf

Me buqetë lulesh, Islam Abazi ia dorëzon detyrën shefes së re të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Iskra Haxhi Vasilevës

November 16, 2026
1 minut lexim
luleeee

Me buqetë lulesh, Islam Abazi ia dorëzon detyrën shefes së re të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Iskra Haxhi Vasilevës

Iskra Haxhi Vasileva ka marrë zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke e pasuar në këtë post Islam Abazin.

Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua sot në ambientet e Prokurorisë, ku Abazi e priti pasardhësen e tij me një buqetë lulesh.

Haxhi Vasileva falënderoi Abazin për gjestin, duke theksuar se ambientet e institucionit i njeh mirë, por se tani, në pozitën e re drejtuese, i përjeton ndryshe.

Pas ceremonisë, të dy zhvilluan një takim të shkurtër me dyer të mbyllura, ndërsa më pas ishte paraparë të takoheshin me kryeprokurorin e shtetit, Nenad Saveski.

Haxhi Vasileva është gruaja e dytë që drejton këtë institucion dhe prokurorja e katërt në krye të tij. Ajo ka 11 vjet përvojë në prokurori dhe është zgjedhur për një mandat katërvjeçar.

Në zgjedhjet e 28 tetorit, ajo siguroi 64 vota, duke lënë pas katër kundërkandidatë. Emërimi i saj u konfirmua unanimisht nga Këshilli i Prokurorëve Publikë më 4 nëntor.

Shefja e re ka paralajmëruar se prioritet i saj do të jetë ndjekja më efikase e krimit dhe korrupsionit, veçanërisht e rasteve me interes të lartë publik.

Ndërkohë, Islam Abazi, i cili e drejtonte institucionin që nga viti 2022, rikthehet në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar./360 Stepeni,

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obsh rezistenca ndaj antibiotikeve kercenon te shkaktoje 39 milione vdekje ne 25 vjet 6afad6dd0976c
Lajmi i mëparshëm

OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në 25 vjet

ellie goulding mahnit me paraqitjen ne fustan transparent vetem tete muaj pas lindjes se femijes se dyte 6afad73088f7b
Lajmi i radhës

Ellie Goulding mahnit me paraqitjen në fustan transparent, vetëm tetë muaj pas lindjes së fëmijës së dytë

Të fundit nga

ShkoLartë