Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në mbrëmje në qytetin e Sarandës. Sipas njoftimit të policisë targeti ka qenë një hotel.
Akoma nuk dihen të dhëna të detajuara për këtë shpërthim, policia është duke vijuar hetimet.
Sarandë/Informacion paraprak.
Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.