Një përleshje masive ka shpërthyer në Kutina të Kroacisë të hënën në mbrëmje, por deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Sipas mediave kroate, konflikti – siç kanë thënë punonjësit e policisë – ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Është një përleshje masive në të cilën kanë marrë pjesë shumë persona. Deri më tani nuk kemi informacion se ndonjëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore. Procesi i hetimit po vazhdon dhe me siguri do të ketë të arrestuar”, kanë thënë nga policia.
Ata kanë shtuar se nuk mund të flasin për arsyet dhe detajet e përleshjes derisa të vërtetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në atë ngjarje.
Raportohet se për shkak të këtij incidenti një pjesë e qytetit është bllokuar për një kohë, por shumica e pjesëmarrësve janë larguar nga vendi i ngjarjes pas mbërritjes së policisë.
Burimi: GAZETA.MK