Një transformator në fshatin Shën Todhër në zonën e Gjirokastrës ka marrë flakë.
Transformatori ka shpërthyer në flake duke lënë pa energji elektrike banorët e disa fshatrave të Gjirokastrës.
Zjarrfikësit e Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.
Shkak mësohet të jetë bërë tensioni i lartë, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë mungesa e energjise elektrike.