Një familje prej katër anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka shpërthyer në lëvizje rreth orës 21:45 afër rrethrrotullimit në Institut.
Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët e tyre të mitur.
Ata janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.
“Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur. Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.