“Shpërthen” Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për burgun as për SPAK-un

Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi kishte një mesazh të qartë për të gjithë ata, që sipas saj flasin për një arrestim të mundshëm të saj.

Të gjithëve atyre që sipas Kryemadhit po u thuhet të distancohen prej saj, ajo iu tha se nuk është e shqetësuar për punën e SPAK edhe as nga burgu.

“Meqenëse kam dëgjuar shpesh që nga drejtues apo rrethi i ngushtë i administrimit të godinës, shumë prej jush thërriten dhe ju thuhet distancohuni nga Monika Kryemadhi se ajo do shkojë në burg dhe do ketë problemet e veta, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un.

Sa kam parë kumbulla e fara luledielli të tillë në jetën time në 30 vjet. Si puna e këtyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Por një ta keni të qartë, halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im.”

Story i mëparshëm

Bajqinovci: Serbia e bëri bashkë opozitën kundër Kurtit

Story i radhës

​Paralajmërimi i presidentes së PE-së: Vlerat evropiane janë nën kërcënim të madh

Të fundit nga