Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në lagjen nr.4, në Sarandë,
Policia ka sqaruar që ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.