Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në sallën e motorit në një anije në portin e Krotones.
Sipas asaj që raportohet në mediat e huaja, viktimat ishin të gjithë pjesë e ekuipazhit, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ndërsa mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.