Shpërthehet pakoja e dyshimtë që alarmoi Shkodrën

1 minut lexim

Një pako e dyshimtë alarmoi policinë e Shkodrës para disa orësh.

Burime për noa.al bëjnë me dije se pakoja e dyshimtë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA.

Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse.

Policia u njoftua rreth orës 16:00 për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.”

Policia menjëherë vendosi perimetrin e sigurisë në zonë.

Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye.

Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti: Sveçla brenda 48 orëve udhëton në Bruksel për punën e vizave

Story i radhës

Bullgaria dëbon 70 punonjës të ambasadës ruse

Të fundit nga