Shpërndahen mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri për muajin janar

January 26, 2024
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mbi 20 mijë fatura janë shpërndarë në veri të vendit për konsumin e energjisë gjatë muajit janar.

Bislimi tha se nga një institucion që për vite me radhë ka pasur devijime negative, KOSTT-i është duke u kritikuar që po bën devijime pozitive.

“Por, kemi ende problemin e papërmbushur të lëshimit të linjave të interkoneksionit, e po ashtu të papërmbushur e kemi çështjen e borxheve të akumuluara të KOSTT-it”.

“Mendoj që këtu na duhet pak një qëndrim më parimor edhe i ndërmjetësuesit, që këto të zgjidhen sa më shpejt”, ka thënë Bislim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rrëzimi misterioz i aeroplanit rus – vetëm pesë trupa u dorëzuan në morg

Story i radhës

​Dalin pamjet: Kurtit nuk i ndez vetura në Podujevë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë