Komuna e Kamenicës njofton se është bërë shpërndarja e 74 motokultivatorëve për fermerët përfitues.
Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, i cili ishte i pranishëm tha se janë duke u munduar që të lehtësojnë punën e fermerëve duke shpërndarë mjete të tilla.
Rahimaj së bashku me drejtorin Shpend Morina uruan fermerët përfitues
Ndërsa, drejtori Morina theksoi se fermerët e sektoreve kryesisht Perimtari dhe Pemtari tani do ta kenë më të lehtë t’i kultivojnë këto kultura.
“Ndryshe këta fermerë përfitues ku një ndër ta është edhe nga komuniteti serb, kanë përfituar këto mjete nga marrëveshja ndërmjet Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me shoqatën ‘Islamic Releif Kosova’, marrëveshje kjo e cila ka vlerën 128.804,35 Euro”, thuhet në njoftimin e komunës.