Shpend Ahmeti tregon se KFOR-i ia arrestoi fotografin e komunës pasi përdori dronin pa leje

July 18, 2023
1 minut lexim

Shpend Ahmeti, ish kryetar i Prishtinës, ka thënë se edhe komuna ka marrë leje nga KFOR’i para se të lëshohej ndonjë dron/kamerë në komunë.

Madje ai tha se ishte arrestuar fotografi i tyre gjatë një koncerti në shesh.

Me këtë ai tregoi se Kosova nuk mund ta përdor dronin “bayraktar” pa leje paraprake të KFOR’it.

”Kur xhironim diçka me dron/kamerë në komunë duhej me marr leje prej KFOR dy ditë përpara.  Kjo për shkak se hapësirën ajrore mbi Kosovë e menaxhon NATO/KFOR.  Njëherë na e kanë arrestu edhe fotografin në një koncert në shesh. Bajraktari nuk mundet me u përdor pa leje nga KFOR”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka prezantuar drone “bayraktar” të blera prej Turqisë. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zakonet që jua shkurtojnë jetën

Story i radhës

Edhe sot shumë nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë