Shpejtim Bulliqi pret në takim ministren Gërvalla

April 19, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvallën.

Bulliqi bën me dije se në këtë takim u për tema të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe çështje që ndërlidhen me punën në përditshmëri si investimet e huaja potenciale në qytetin e Podujevës.

“Sot kam pritur në takim Zëvendëskryeministren, njëherit Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, znj. Donika Gërvalla”, ka shkruar në Facebook Bulliqi.

“Me znj. Gërvalla kemi diskutuar për tema të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe çështje që ndërlidhen me punën tonë në përditshmëri si investimet e huaja potenciale në qytetin e Podujevës, krijimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve tona me diasporën dhe shtetet e tjera, si dhe për Zonën Industriale që tash është themeluar e mundësitë që ofrojmë për bizneset prodhuese vendore e të huaja”.

“E falënderoj znj. Gërvalla për vizitën dhe mbështetjen!”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nallbati për protestën para Bashkisë së Tiranës: Qeveria duhet të binte për korrupsionin galopant

Story i radhës

Si ta mbështesësh shoqen e ngushtë edhe kur nuk je dakord me lidhjen e saj

Të fundit nga

ShkoLartë