Kryetari Shpejtim Bulliqi e ka provuar autobusin të cilin një afarist nga diaspora ia dhuroi sot Komunës së Podujevës.
Në disa fotografi të cilat i ka publikuar në Facebook, Bulliqi shihet në ulësen e shoferit dhe në një tjetër duke i pranuar çelësat e autobusit.
“Sot kemi pranuar një donacion të çmuar – një autobus të cilin e dhuroi bashkatdhetari ynë, z.Xhevdet Ajvazi, pronar i kompanisë ‘Flutura Reisen GMBH’ nga Velberti i Gjermanisë”, tha Bulliqi.
Ai ka thënë se ky donacion do t’i përmirësojë shërbimet e transportit publik në Podujevë.
Burimi: botasot.info