Shpejtim Bulliqi certifikohet si kandidat për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë

1 minut lexim

Shpejtim Bulliqi, kryetar i komunës së Podujevës, ka njoftuar se sot është verifikuar dhe çertifikuar si kandidat për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

“Krahas punës dhe detyrave që na presin, jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkoj, por karshi kësaj përgjegjësie e kam vullnetin e madh dhe përkushtimin maksimal që bashkë me të gjithë aktivistët e anëtarët organizatën tonë ta forcojmë e zgjerojmë, pa u shkëputur asnjëherë nga parimet dhe vlerat e Lëvizjes” shkroi Bulliqi në Facebook.

I pari i Podujevës tha se do të bashkëpunojë me anëtarët e Lëvizjes.

“Duke e njohur dhe respektuar kontributin e secilit ndër vite, e duke qenë të hapur për ardhjet e reja që kanë qëllime e vlera të përbashkëta me Lëvizjen”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet partneri i Arta Nitajt në “Dance With Me”

Story i radhës

Gjermania, Franca dhe Polonia kërkuan liberalizimin e vizave për Kosovën, reagon Albin Kurti

Të fundit nga