Shpat Kasapi tregon se çfarë i tha burri xheloz në mes të dasmës

February 6, 2022
1 minut lexim

Shpat Kasapi është bërë së fundmi baba. Këngëtari dhe Selvije Jao mirëpritën djalin në fund të Janarit, që e quajtën Roel.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash, ka treguar dhe një ngjarje që i ka ndodhur me një burrë në një dasmë ku kishte kënduar.

Ai tha se mundohet të tregohet dashamirës me dasmorët dhe se teksa këndon i mban pranë vetës. Por kur bëri të njëjtën gjë me disa të ftuar në një dasmë, një burrë nuk e kishte pritur dhe aq mirë faktin që kishte përqafuar gruan e tij.

“Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. Mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thashë pak më vonë. Më pas ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’. Më pas më tha se po bëj shaka. Fillova të qesh nga sikleti dhe i thashë se thjesht doja ta sillja të kërcente.“, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Më shumë se një kthim, kjo është lamtumirë”

Story i radhës

Uraniumi vrasës në barkun e Gjallicës

Të fundit nga

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë