shpallet sot vendimi per xhelal sveclen ne rastin e gazit lotsjelles 6a9fa1d3cfe31

Shpallet sot vendimi për Xhelal Sveçlën në rastin e gazit lotsjellës

September 8, 2026
1 minut lexim

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në sallën e Kuvendit u hodh gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës dhe largimin e deputetëve nga salla.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykatësi Sabit Sadikaj konstatoi se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fitore historike e afd se ne saksoni anhalt gjermania perballet me nje realitet te ri politik 6a9f4e52e1f7d
Lajmi i mëparshëm

Fitore historike e AfD-së në Saksoni-Anhalt, Gjermania përballet me një realitet të ri politik

sot dita e 101 te e revoltes kunder qeverise qytetaret proteste para parlamentit ti presim deputetet me veze sna perfaqesojne 6a9fa2501a5c7
Lajmi i radhës

Sot dita e 101-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët protestë para parlamentit: T’i presim deputetët me vezë, s’na përfaqësojnë

Të fundit nga

ShkoLartë