sot dita e 101 te e revoltes kunder qeverise qytetaret proteste para parlamentit ti presim deputetet me veze sna perfaqesojne 6a9fa2501a5c7

Sot dita e 101-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët protestë para parlamentit: T’i presim deputetët me vezë, s’na përfaqësojnë

September 8, 2026
1 minut lexim

Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës. Krahas protestës së përditshme, protestuesit do të jenë edhe para parlamentit me nisjen e seancës plenare.

Ata kanë paralajmëruar se në orën 17:00, kur pritet të nisë seanca, do të jenë përpara godinës për t’i pritur deputetët, për të cilët thonë se nuk përfaqësojnë popullin por elementët kriminalë, me vezë dhe domate.

Në protestën e një dite më parë, ndryshe nga ditët e mëparshme, protestuesit zgjodhën që të rrethojnë në mënyrë simbolike Kryeministrinë, duke marshuar në rrugët përreth saj dhe duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

“Rrethoni Kryeministrinë në mënyrë simbolike” dhe “Rama, jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë marshimit përreth godinës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpallet sot vendimi per xhelal sveclen ne rastin e gazit lotsjelles 6a9fa1d3cfe31
Lajmi i mëparshëm

Shpallet sot vendimi për Xhelal Sveçlën në rastin e gazit lotsjellës

kanadaja pergatitet per nje lufte te zgjatur tregtare hyjne ne fuqi tarifat hakmarrese ndaj shba se 6a9fa2b25bf82
Lajmi i radhës

Kanadaja përgatitet për një luftë të zgjatur tregtare, hyjnë në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë