Shpallet në kërkim i riu nga Kosova, pse s’iu bind urdhrit të policisë?

June 3, 2022
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar mjetin, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

I riu është larguar më shpejtësi me makinën e tij tip “Audi” në rrugën dytësore Vorë- Fushë Krujë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 22-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. G., 22 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas, pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë. Në këtë mjet ishin pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi P. G. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi”, që e kishte marrë me qira në Kosovë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Derivatet e naftës me çmime të reja

Story i radhës

16 милиони денари кај играчите за една недела со СУПЕР МИЛИОНЕР, МИЛИОНЕР и МИНИ ЏЕКПОТ

Të fundit nga

ShkoLartë