shpallet me i miri i xhiros se 23 te ne superlige 67ceef5df3800

​Shpallet më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

March 10, 2025
1 minut lexim

Federata e Futbollit të Kosovës ka çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i është ndarë për herë të dytë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza, përcjellë KosovaPress.

Çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili, me pritjet e tij gjatë tërë ndeshjes dhe me penaltinë që arriti ta mbrojë në minutat shtesë, ishte më meritori në fitoren e SC Gjilanit kundër FC Feronikelit 74, e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Momenti ka qenë pak interesant, sepse fillimisht nuk e kam pritur që do të akordohet penallti. Nuk e kisha të qartë situatën, por më pas gjithçka shkoi në favorin tim. Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme.

Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë

Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë?

Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë, Zoti i begatoftë dhe i shpërbleftë për këtë agjërim.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kuvendi emeron muhamed krasniqin zevendesdrejtor te agjencise se administrates 67ceeeab6f995
Story i mëparshëm

Kuvendi emëron Muhamed Krasniqin zëvendësdrejtor të Agjencisë së Administratës

ne roberit e plasur ne kopshtin zoologjik digjital algoritmet qe na kontrollojne kohen dhe jeten 67cef04e95bbc
Story i radhës

Ne, robërit “e plasur” në kopshtin zoologjik digjital/ Algoritmet që na kontrollojnë kohën dhe jetën

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë