Shpallet konkursi për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2023/24

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes faqes elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https:// e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitjen e nxënësve përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk.

Në shkollat ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë në lëndët në vazhdim:

– për arsimin e mesëm Gjimnaz – gjuhë amtare dhe matematikë;
– për drejtimin shëndetësi – biologji dhe kimi,
– për drejtimet e tjera – gjuhë amtare dhe matematikë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, inkurajon të gjithë nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e duhur të shkollës së mesme ku do të vazhdojnë procesin e tyre arsimor, duke ju bërë thirrje për t’iu referuar arsimit profesional si një mundësi për të fituar aftësi dhe njohuri që tregu i punës i njeh dhe i vlerëson, por edhe për të fituar bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë.

Në vitin shkollor 2023/24 janë paraparë 29.798 vende të lira në 937 paralele, nga të cilat 279 paralele janë paraparë për arsimin e mesëm – Gjimnaz dhe 658 paralele në shkollat e mesme profesionale. Për mësimin në gjuhën maqedonase, me Konkurs janë paraparë 20608 vende të lira, për mësim në gjuhën shqipe 8301 dhe 889 vende për mësim në gjuhën turke.

Story i mëparshëm

Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky

Story i radhës

Sfida kryesore Ballkani – Gjilani

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez