Drejtoria për Arsim ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2023/2024.
Shpend Nuhiu, drejtor për Arsim, theksoi se janë të disponueshme 293 bursa për studentët, duke theksuar se këto bursa ndahen për afatin kohor nga 1 shtatori i vitit 2023 deri më 30 qershor 2024.
Më tej ai tregoi se 164 prej tyre, në vlerë 60 euro në muaj, janë të destinuara për studentët e studimeve themelore që ndjekin studimet në universitetet e Kosovës, jashtë Komunës së Gjilanit.
Nuhiu shtoi se 109 bursa në vlerë prej 40 eurove janë për ata që studiojnë brenda komunës.
Ndërsa 20 bursa në vlerë prej 40 eurove ndahen për studentët e studimeve master.
Ndryshe, konkursi do të mbyllet pas 15 ditësh.
Burimi: botasot.info