Shpallen në kërkim dy persona, kanosen me armë familjarët e kandidates së PS-së në Dajç

May 5, 2025
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët e kandidates së Partisë Socialiste në Dajç, Klotilda Ndreca.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga dy automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases Klotilda Ndreca.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Akuzat për destabilizim – duhet kujdes me fjalorin – Populli thotë: “Gjella me krip, e kripa me karar”!

Story i radhës

Edhe ky shtet heq vizat për Kosovën

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë