Trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli ka folur rreth kërkimfaljes së tre futbollistëve të përjashtuar.
Ai ka thënë se ndjehet i gëzuar që kjo punë mori fund.
“Gëzohem me veprimin patriotik të tre lojtarëve.
Treguan që e duan Kosovën dhe më vjen shumë mirë që e bën këtë, tash le të vazhdojmë e të mendojmë për të ardhmen dhe ndeshjet e rëndësishme”, ka thënë Shosholli..
Burimi: botasot.info