shoqeroi mikun ne obiliq per ta marre nje eskavator vushtrriasi perfundon i vdekur 625b319255a05

Shoqëroi mikun në Obiliq për ta marrë një eskavator, vushtrriasi përfundon i vdekur

April 16, 2022
1 minut lexim

59 vjeçari me inicialet, B.D mori lëndime në një kompani ndërtimi lëndime të cilave nuk arriti të ju mbijetoj.

Media ka marrë vesh jo zyrtarisht se i ndjeri kishte shkuar në këtë firmë me një mik të tij, i cili kishte për të marrë aty një eskavator dhe derisa po e vendosnin në mjetin transportues i ndjeri është lënduar.

Pronari i kompanisë nuk ka pranuar të tregojë detaje për ngjarjen, pasi siç tha me rastin do të merren organet e rendit.

E zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se rreth orës 10:30 janë informuar nga QKUK se një person i lënduar është dërguar për trajtim.

“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen.” deklaroi Ahmeti.

Kurse Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se viktima atje kishte shkuar pa shenja jete, me lëndime në kokë e trup.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

a jemi gati ne shqiptaret te mbrojme kufirin me serbine 625b311f811c1
Story i mëparshëm

A jemi gati ne shqiptarët të mbrojmë kufirin me Serbinë?

kercenoi me vdekje aleksander vucic i vihen prangat 625b31c9c0c02
Story i radhës

Kërcënoi me vdekje Aleksandër Vuçiç, i vihen prangat

Të fundit nga

ShkoLartë