Shoqërimi me dhunë i protestuesit, reagon policia: Ja si qëndron e vërteta

min lexim

Policia e Shtetit ka reaguar së fundmi në lidhje me shoqërimin e dhunshëm të një protestuesi pak minuta pasi Berisha mbaroi fjalën.

Pas fjalës së ish-kryeministrit, qytetarët nisën të ndezin qiri, ndërsa një prej tyre sipas Gent Strazimirit u shoqërua pasi po vendoste flamurin kombëtaren në një dritare të kryeministrisë.

Në lidhje me këtë policia njofton, se qytetari është konstatuar që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara  duke cënuar jetën e pjesëmarrje në tubim, ndaj edhe “uniformat blu” kanë ndërhyrë menjëherë  për neutralizimin e tij.

Sipas “bluve”, shtetasi J.Ç, 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnje, rezulton me person me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme, sqarojmë opinionin publik se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor.

Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ku janë “Ujqit”?

Story i radhës

Presidentja Osmani në Paris zhvillon takime me miq e aleatë të Kosovës: Bashkëpunimi me ta është parësor

Të fundit nga