Shoqëria Stomatologjike Shqiptare e organizoi simpoziumin shkencor, me temë “Stomatologjia sot”

May 30, 2022
min lexim

Në organizim të Universitetit të Tetovës, Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Universitetit Al-Dent – Tiranë dhe Universitetit të Shkencave Mjekësore – Tiranë, më 29 maj, në hapësirat e UT-së u mbajt simpoziumi shkencor, me temë: “Stomatologjia sot”.
Ky tubim i rëndësishëm shkencor rikthehet të organizohet me prani fizike dhe shërbeu për shkëmbimin e ideve, përvojave profesionale nga lëmi i stomatologjisë.
Prof. Dr. Kenan Ferati, drejtues i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, në fjalën e tij i falënderoi studiuesit për pjesëmarrjen në këtë simpozium dhe veçoi praninë e Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametit dhe të Rektorit të Universitetit Al-Dent, Prof. Dr. Adem Alushit.
Ai deklaroi se kjo është një dëshmi se institucionet më relevante arsimore mbarëshqiptare janë të gatshme që t’i ofrojnë shoqërisë sonë ndihmën e duhur në momentin e duhur.
“Unë dhe të gjithë anëtaret e SHSSH jemi shumë mirënjohës dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe thellohet edhe më tej. Pandemia dhe situata e përgjithshme me COVID-19 dëshmoi se stomatologët, edhe pse ishin më të ekspozuarit ndaj virusit SARS-COV 2, asnjëherë dhe në asnjë moment nuk hezituan që t’i shërbejnë popullatës në nevojë dhe ta japin kontributin e tyre maksimal në aspektin profesional, kështu duke kontribuar edhe drejtë kalimit të kësaj sfide dhe normalizimit të situatës së përgjithshme. Unë e di se askush nga ne nuk e kishte të lehtë këtë, aq më tepër në fillim, në ditët e para kur edhe duhej të mobilizohemi dhe të organizohemi për përpilimin e protokolleve dhe sigurimin e pajisjeve, të mjeteve mbrojtëse. Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj të gjithëve për kontributin e dhënë dhe përkushtimin maksimal ndaj pacientëve, sepse fundja neve betimin e Hipokratit e vendosëm në përdorim dhe nuk e lamë vetëm në letër. Ishte një përvojë e re dhe krejt ndryshe për të gjithë ne, padyshim, por neve kjo sfidë na bëri edhe më të fortë dhe na ndryshoi në aspektin pozitiv, edhe shumë rregulla dhe parime të punës. Mua gjithmonë do të më ngelin në mendje kontaktet dhe telefonatat e shumta me të gjithë ju, duke shkëmbyer përvoja dhe mendime, dhe me besoni, që çdo kontakt me kolegë ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne, dhe mendoj se, pikërisht ky lloj komunikimi i ndërsjellë ishte shumë frytdhënës dhe tejet edukativ në ato momente aq të rëndësishme. Sidoqoftë, falë Zotit njerëzimi edhe këtë herë ia doli dhe dëshmoi se të bashkuar jemi më të fortë dhe më të pamposhtur”, theksoi kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Prof. Dr. Kenan Ferati.
Ai, po ashtu vuri në dukje se shëndeti oral padyshim që është hallkë shumë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm të popullatës dhe nga ky aspekt është shumë e rëndësishme që ta themi këtu dhe në këtë moment, se ne të gjithë që jemi pjesë përbërëse e këtij entiteti të mjekësisë padyshim që duhet në vazhdimësi të jemi në hap me kohën dhe risitë që sjell shkenca dhe profesioni ynë.
“Prandaj, këto takime dhe takimet profesionale të ngjashme, të cilat kanë karakter edukativ dhe profesional, të bëhen objekt interesi për faktin se kjo është mënyra e vetme për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen tonë profesionale. Stomatologjia sot ecën përpara me hapa gjigantë, por dallimi është se tani më këto hapa nuk janë të paarritshëm, po këto hapa na vijnë gjithmonë e më afër me organizimin e këtyre takimeve shkencore dhe profesionale, duke sjellë risi dhe duke shkëmbyer mendime rreth çdo arritjeje edhe në cepin më të largët të botës. Unë i falënderoj kolegët e nderuar nga institucionet shqiptare më relevante të stomatologjisë, të cilët me leksionet, përvojën dhe prezantimet e tyre do të na hapin një dritare nga e ardhmja dhe do ta dëshmojnë edhe një herë, që ne si komb jemi të prirë të ecim në hap me kohën”, theksoi Prof. Dr. Kenan Ferati.
Organizimin e simpoziumit shkencor e përshëndeti edhe Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe shprehu mbështetjen institucionale për aktivitete të kësaj natyre, që synojnë avancimin shkencor. “Institucionet tona duhet të vihen në shërbim të veprimtarive të këtij niveli shkencor e akademik, që kanë objektiva për prurje të reja dhe avancimin shkencor në lëmenj të caktuar, e sidomos në shkencat mjekësore, ku shoqëria jonë ka më së shumtë nevojë. Universiteti ynë ka vite që është vënë në funksion të këtij qëllimi dhe bashkëpunimet e tilla vetëm se e plotësojnë edhe më shumë ambicien tonë të përbashkët për përparimin shkencor”, deklaroi Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Në këtë simpozium referuan emra të njohur nga lëmi i stomatologjisë, si: Prof. Assoc. Edit Xhajanka, dekane e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore – Tiranë, e cila prezantoi studimin e saj, me temë: “Përdorimi i materialeve reziliente në protetikë”; PhD. Stela Panteqi, në temën: “Fasetat e parafabrikuara prej kompoziti, rëndësia e tyre në Dentistrinë Estetike”; Prof. Dr. Jetmira Alimani – Jakupi: ”Metodat efikase preventive të mollarëve permanentë”; Prof. Dr. Kenan Ferati: “Rehabilitimi implanter i Maxillës Posteriore të atrofuar”, si dhe shumë studiues të tjerë, që me punën e tyre kanë arritur rezultate të larta në lëmin e stomatologjisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot vetëm dy të vaksinuar kundër koronavirusit

Story i radhës

VMRO-DPMNE dorëzoi interpelancën ndaj Xhaferit

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë