Shoqata “Sadakataşı” shpërndau ndihma të ndryshme si ujë, ushqim, karrige me rrota, qumësht dhe mjete motorike për ata që kanë nevojë në Jemen, i cili po vuan nga varfëria dhe lufta civile, raporton Anadolu.
Në deklaratën e shoqatës thuhet se ata kanë mbështetur popullin vëlla duke dërguar ndihma në Jemen dhe në kuadër të projektit të mbledhjes së të ardhurave, 6 personave u janë dhuruar automjete për transport të mallrave ndërsa 10 familjeve iu dorëzua qumësht.
Në deklaratë thuhet se përveç pakove ushqimore, 60 cisterna me ujë të pastër iu shpërndanë 500 familjeve që jetojnë në rajonet Al-Ghayda dhe Seyhut të provincës Mehra ndërsa 60 personave iu dorëzuan karroca elektrike brenda fushës së veprimit të projekteve shëndetësore.
Lufta civile dhe kriza humanitare në Jemen
Që nga shtatori 2014, Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen, ku lufta civile dhe kriza vazhdon, kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone tjera.
Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 kanë mbështetur Qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Sipas raporteve të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, 73 për qind e popullit jemenas (rreth 23.4 milionë) kanë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të luftës civile ku 4.3 milionë njerëz të tjerë u zhvendosën.
Sipas OKB-së, 377 mijë njerëz, përfshirë më shumë se 13 mijë civilë, humbën jetën si pasojë e konfliktit në vend.