Shoqata humanitare kulturore “Sali Çeku” organizoi një takim përkujtimor me rastin e rënies të heroit Sali Çeku

April 20, 2023
min lexim

Shoqata humanitare kulturore “Sali Çeku” me 19 prill, organizoi një takim përkujtimor me Kryesinë e Shoqatës me rastin e rënies për liri në Koshare të heroit Sali Çeku. Saim Tahiraj , kryetar i shoqatës hapi takimin me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe lavdie për heoizmin e njeriut që ra në fushëbetejen e lavdishme të Koshares. Saimi, si bashkëluftëtar i tij, evokoi luftën e Heroit për liri dhe veprimtarinë e tij të shumanshme dhe të pandalshme në historinë politike e ushtarake të Kosovës që nga përpjekjet e para për liri e pavarësi.

Citojmë:

“Ju ishit vet e vërteta mbi rezistencën e armatosur dhe luftën në Kosovë, andaj i mungoni të vërtetës sepse vetëm përmes jush mund të spjegohet kjo e vërtetë dhe të demantohet gënjeshtra e madhe që e trilluan “Komandantët”. Kjo gënjeshtër po ja zë frymën Kosovës tani e 24 vite, është plotësisht e robëruar prej saj. Ah, sa ka nevojë Kosova jonë e dashur për lirinë e s’vërtetës. Vetëm ju me veprimtarinë tuaj të gjithmbarshme mund ta sillni atë. Si politikan i kohës dhe drejtues i komunës së Deçanit, ishe krah mbështetës i fuqishëm i kërkesave gjithpopullore. Ishe kryetar i Këshillit Koordinues i Partive Politike në komunen e Deçanit. Si jurist me përvojë, ishe anëtar i shoqatës së juristëve të Deçanit, ku me guxim të pashoq harmonizuat statutin e komunës me Kushtetutën e Kaçanikut. Ishe veprimtar i palodhur dhe pjesë e strukturave drejtuese të degës së LDK-së në Gjermani. Bashkorganizator i grupeve të para që ushtruan në Surrel si dhe komandanti i parë që ju prine skuadrës prej 32 ushtarëve të armstosur, që thyet kufirin shqiptaro-shqiptar. Koordinove luftën guerile me udhëheqjen politike, me trurin e lëvizjes sonë, prof. Fehmi Aganin. Me sukses drejtove shumë aksione guerile me njësitin gueril të Deçanit dhe koordinove punët me njësitet tjera guerile në Kosovë. Me fillimin e luftës ishe përkrah MMRK kolonel Ahmet Krasniqit dhe me grupin tuaj, u bëre krah i fuqishëm i tij. Ishe bashkideator i pastrimit definitiv të kufirit famkeq shqiptaro- shqiptar deri në rënien heroike me 19 prill, ditë e dhembjes së madhe, por edhe e krenarisë së madhe. Pikërisht këtu u përmbyll vazhdimësia e juaj me këtë kufi,e fillove me 1991 dhe e përmbylle me 1999.

Një rezyme më të plotë për perpjekjet patriotike dhe ushtarake të Sali Çekut, e dha Arber Gashi, i cili u ndal në pika të veçanta të veprimtarisë së tij që nga rezistenca institucionale kundrejt ndryshimeve kushtetuese në Komunën e Deçanit në vitet 80- ta me vazhdimin e rezistencës në fillimvitet e 90- ta, ku organizoi grupet e para ushtarake në marrëveshje me Shtetin Shqiptar, për të vazhduar me këto grupe aksionet e para guerile në Kosovë.

Aktivitetin politik dhe ushtarak në kuadër të institucioneve përkatëse deri në organizimin dhe udhëheqjen e formacioneve ushtarake që kulmojnë me rënien në Betejën e lavdishme të Koshares.

Fjalën e morën edhe Hamzë Morina e Skënder Tolaj të cilët përkujtuan momente të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së Heroit. Hamzë Morina, veçoi punën e tij në institucionalizimin e jetës dhe veprimtarisë së tij dhe përmendi shembujt e lavdishëm në këtë drejtim.

Hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit, sipas Kushtetutës së Kaçanikut dhe dokumenteve përkatëse që ato vite si kishte bërë askush. Ai përmendi dijen dhe përkushtimin institucional që do t’ ja kishin lakmi edhe sot për kujdesin e tij si konstitucionalist.

Vendimi i Kuvendit komunal të Deçanit – i një rëndësie të veçantë edhe për sot, që se kishin marrë as institucionet qendrore e që sot do të ishte një ndihmesë për kundërshtimin e çdo vendimi të marrë nga Serbia në kushte pushtimi: (Shiqo foto dokumentin poshtë)

Derisa në fushën ushtarake ai dëshmoi njohuritë profesionale të ushtarakut si oficer rezerve, si jurist konstitucionalist dhe si ushtarak, ai bëri emër dhe la gjurmë që janë për lakmi dhe nuk bëri gabimet e nje pjese që ju rrekën kësaj pune në mënyrë amatoreske për të cilën edhe sot, Kosova vuan pasojat.

Edhe Skender Tolaj, një veprimtar i pandalshëm në Zvicër, evokoi momente dhe situata për veprimet burrërore dhe koshiente të Sali Çekut në punën politike dhe organizimin ushtarak në diasporë. Ai dha propozimin që për figurën e heroit, pos shkrimeve, librave e filmave që janë punuar duhet të organizohen edhe simpoziume shkencore për të ndriçuar me themel veprimtarinë e tij, pasi të pakët ishin ata që lanë gjurmë të lavdishme në jetën politike dhe ushtarake për kohën më të lavdishme për Kosovën dhe pëgjithësisht shqiptarët. Ndriçimin e kësaj veprimtarie, ua kemi borgj gjeneratave, që mos t’na gjykojë historia.

Shumica e të pranishmëve u inkuadruan në këtë përkujtim, derisa këngëtari i mirënjohur Valon Islamaj, këndoi këngën për Heroin Sali Çeku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Sot mësohen gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

Story i radhës

Arsyeja pse duhet të putheni çdo natë me partnerin tuaj

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë