Të rinjtë nuk janë të përfaqësuar në komuna dhe ende në pjesën më të madhe nuk janë formuar këshillat rinor lokal – organe që duhet të mbrojnë interesat e rinisë. Nëpërmjet këtij procesi, ne përcjellim zërin dhe nevojat e të rinjve në komunën e tyre. Ata të dëgjohen! Kriza klimatike me të cilën po përballemi kërkon veprim urgjent dhe çdo gjë e bërë me vonesë mund të na kushtojë më shumë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që këto ndryshime të vijnë nga komunitetet tuaja, dhe prej aty të ngrihemi për të zgjidhur sfidën globale.
Kjo është arsyeja pse ne po i inkurajojmë të gjithë të rinjtë që të paraqesin eko-propozim që mendojnë se komuna e tyre duhet të ndryshojë dhe të bëhet një komunë më e gjelbër dhe më ekologjike. Të gjithë ata të rinj që duan të jenë pjesë e këtij eko ndryshimi të gjelbër mund t’i paraqesin propozimet e tyre këtu.
“Me shoqatën Go Green Skopje kemi 12 vite që punojmë me të rinjtë, me fokus të veçantë në ekoaktivizmin rinor. Na gëzon fakti që këtë vit jemi fitues të çmimit për pjesëmarrje rinore, më konkretisht për këtë proces të realizimit të kërkesave rinore për komuna të gjelbra, çmim ky i dhënë nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Këshilli Rinor Naciona, i cili vlerëson punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale.” – Arta Qerimi, koordinatore e projektit.
Duke pasur parasysh se Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve tashmë ishte miratuar dhe kështu u rritën përgjegjësitë e komunave për përfshirjen e të rinjve, zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ishin një mundësi e shkëlqyer për të filluar punën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të të rinjve në punën e komunave. Në këtë drejtim, aktivistët e Go Green krijuan kërkesa të të rinjve për 6 komuna të gjelbra, të cilat më vonë u nënshkruan me sukses nga 18 kandidatë për kryetarë të 6 komunave në formën e një Memorandumi Bashkëpunimi. Këtë vit po ndjekim procesin e zbatimit të kërkesave të vitit të kaluar dhe sigurisht që po paraqesim propozime të reja dhe të freskëta nga të rinjtë për një komunë të gjelbër.
Duke krijuar dhe shfaqur praktika të mira midis vetëqeverisjes lokale dhe të rinjve mbi tema lokale lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, ne po përforcojmë demokracinë dhe përfshirjen e rinisë në vendimmarrje.
Shembuj të një komunë më të gjelbër: