Shoqata e Infermierëve kundërshton vendimin për funksionimin e ambulancave rurale pa infermiere

November 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 nëntor – Vendimin që ambulancat e fshatrave të cilat kanë mungesë të infermierëve të vazhdojnë të punojnë edhe pa to, Shoqata e infermierëve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë, e sheh si sulm ndaj profesionit të tyre. Ata thonë se, jo vetëm mjekësia primare, por edhe ajo sekondare dhe terciare ka mungesë të kuadrit mjekësor, por nuk merren vendime të tilla, që të punohet pa infermiere.

“Kjo si opsion, si mendim, si propozim i shoqatës dhe kryetares së shoqatës, target grupit, që ka kërkuar këtë si mënyrë, është e padinjitetshme. Hedh njollë në profesionin e infermierëve që të mos them në gjithë sistemin shëndetësor”, tha Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë.

Beshliovska thotë se kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë e ka ditur qëndrimin e tyre dhe përsëri kanë marrë vendime në kundërshtim me kërkesat e tyre. Ata duan që të përfshihen në takime ku merren vendimet.

“Vendimet merren për ne dhe ne nuk jemi askund. Në sindikata ne kemi kërkuar rritjet e pagave, por asnjë infermiere nuk është ulur në bisedime. Deri kur numri ynë do të jetë vetëm sasi dhe deri kur rëndësia jonë gjithmonë do të jetë se ‘do të dëgjojnë se çfarë do vendosim’ , pra ne duhet patjetër të jemi atje kur merren vendime”, u shpreh Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë.

Shoqata e Infermierëve ka biseduar sot me kryetarin e Fondit Shëndetësor, i cili është shprehur i hapur për takim me shoqatën.

Dje, me kërkesë të Shoqatës së Mjekëve Privatë është vendosur që ambulancat e fshatrave që kanë mungesë të infermierëve dhe ku punon vetëm nga një mjek të funksionojnë në dy vitet e ardhshme pa infermierë me qëllim që të mos mbyllen. Për këtë do të marrin ndihmë mujore prej 22.500 denarëve.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Story i radhës

Osmani: Ambasada e Republikës së Kosovës i hapi dyert e saj – rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore, rëndësi strategjike

Të fundit nga

ShkoLartë