Shola tallet, media serbe eskalon: Kroatët mezi prisnin të godisnin Stojkoviqin!

December 3, 2022
1 minut lexim

Jo vetëm shqiptarët dhe zviceranët iu gëzuan fitores dhe kualifikimit të Zvicrës dhe eliminimit të Serbisë, por edhe kroatët gëzohen.

Media serbe, një farë “Kurir” eskalon, duke akuzuar kroatët: “Kroatët e turpshëm mezi prisnin të godisnin Piksin: Fqinjët janë të

gëzuar pas eliminimit të Serbisë, mosrespektim i madh për Stojkoviçin! 

“Serbia ka hyrë në lojë me shumë emocione dhe me shumë indisiplinë taktike. Kjo është e papranueshme në Botëror dhe një ekip serioz di ta ndëshkojë”, tha trajneri Ivica Landek. 

Kryeredaktori i gazetës “Sportske Novosti”; Robert Shola ka komentuar atë që ndodhi mbrëmë në stadiumin “974” në Katar.

“Mendova para ndeshjes: PIksi, ose je gjeni ose blofer i rëndë. Serbët sulmuan praktikisht me shtatë lojtarë. Imagjinoni që Kroacia e nisi ndeshjen me Livaj, Petkoviç, Kramariq, Orshiq dhe Perishiq, pa korrigjues në mesfushë.

Zviceranët nuk e kanë problem të merrnin rastet dhe mbrojtja serbe nuk bëri asgjë në bllokun e mbrojtjes. Edhe Zvicra humbi shumë raste”, tha Robert Shola.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përparim Rama bëhet me zyrë edhe në objektin e ri të Komunës

Story i radhës

KLSH: 805 miliardë lekë dëm ekonomik në 10 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë