Më shumë armë të bëra me dorë, të ngjashme me atë të përdorur në sulmin fatal ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, u sekuestruan në shtëpinë e të dyshuarit, thanë zyrtarët e Nara në një konferencë për shtyp.
Tetsuya Yamagami besohet se ka udhëtuar me tren në vendin ku ish-udhëheqësi i Japonisë po mbante fjalim, përpara se të hapte zjarr, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Policia tha se i dyshuari u tha oficerëve se ai kishte inat kundër një organizate specifike dhe besonte se Abe ishte pjesë e asaj organizate.
Ata nuk pranuan të përmendin emrin e organizatës.
Ata thanë se Yamagami e ka pranuar sulmin./Botasot
Tetsuya Yamagami ka pranuar sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe
Tetsuya Yamagami ka pranuar sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe