Shokë me përfitime seksuale: Rregullat e respektit dhe mënyra se si mund të funksionoj kjo

February 27, 2022
1 minut lexim

Lidhje e fortë, intimitet dhe pa ndjenja, kështu definohet një shoqëri me përfitime mes dy personave

Por, nëse dëshironi ta keni një shoqëri të tillë, ka disa rregulla që duhet ndjekur. Nëse nuk i ndjek këto rregulla, lidhja nuk do të funksionoj dhe gjithçka do të prishet.

Caktoni rregulla të qarta

Mënyra më e mirë për të filluar një shoqëri me përfitime seksuale  është që fillimisht t’i qartësoni rregullat, dhe atë se çfarë pritni nga ‘shoku’ juaj.

Kjo gjë më së miri mund të funksionoj nëse të dy i keni jetët private të ndara, dhe së bashku kaloni kohë vetëm për seks. Jo dhurata, jo takime, ose çdo gjë tjetër që mund të nxitë ndjenja dashurie.

Reciprociteti është i detyrueshëm

Shoku/shoqja i seksit nuk shfaqet vetëm për të të kënaqur ty. Ata/ato janë qenie njerëzore dhe i kanë nevojat personale.

Prandaj, është mirë të mbani mend që çdo gjë në seks duhet të jetë reciproke, pasi që një shoqëri me përfitime seksuale mund të funksionoj vetëm atëherë kur të dy jeni duke përfituar nga ajo.

Dini limitet e juaja

Mos bëni premtime të mëdha, qëndroni të vërtetë ndaj potencialit tuaj. Gjithashtu, qëndroni të drejt ndaj aktiviteteve dhe takimeve tuaja.

Kujdes me xhelozinë

Nuk duhet të ndjeheni xheloz/e nëse dikush e përmend partnerin tuaj të seksit, ose nëse ai/ajo del me dikë tjetër në takim.

Nuk jeni të lejuar të keni ndjenja, qoftë pozitive apo negative, pasi që këto e dëmtojnë një lidhje të tillë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raportohet për përleshje në Harkiv

Story i radhës

Mënyra “e saktë” për të pastruar një shishe uji për të eliminuar bakteret e dëmshme

Të fundit nga

ShkoLartë