Derisa shumica e komenteve të zëdhënësit të Vladimir Putinit, Dmitry Peskov ishin në përputhje me narrativën standarde të Kremlinit rreth pushtimit rus të Ukrainës, një vërejtje që ai bëri ka shkaktuar një shkallë tronditjeje te shumë njerëz.
“Ne kemi pësuar humbje të konsiderueshme të trupave, kjo është një tragjedi e madhe për ne”, tha ai për Sky News, përcjell Bota sot.
Pranimi i tij ishte në kontrast të plotë me deklaratat e përsëritura nga Moska që kanë kërkuar të minimizojnë vlerësimet rreth numrit të viktimave që kanë pësuar forcat e saj.
Derisa një numër komentuesish shprehën habinë për pranimin, të tjerët sugjeruan se ai tregonte se situata për Rusinë ishte dukshëm më e keqe nga sa pranohej.
Kishte gjithashtu raporte në internet se komentet e tij kishin qenë burim zemërimi në mesin e përdoruesve rusë të mediave sociale, të cilët thuhej se ishin të zemëruar për referencat e tij për bisedimet e paqes./Botasot