Shoferi taksisë në Shkup ngjitet mbi veturë duke e mbrojtur nga “merimanga” (FOTO)

April 28, 2025
1 minut lexim

Sot në Stacionin Hekurudhor në Shkup ndodhi një skenë e pazakontë kur një shofer taksie, për shkak të parkimit të parregullt, u ngjit mbi çatinë e veturës së tij për të parandaluar shërbimin për tërheqjen e veturave (“merimanga”) që ta marrë veturën. Reagimi i tij për disa ishte trimëri, për disa marrëzi, por në fund, në vend që të paguante një shumë për shërbimin e “merimangës” dhe një gjobë, ai pagoi vetëm një gjobë prej 1.500 denarësh.

Incidenti ndodhi pasi shërbimi i “merimangës”, i shoqëruar nga policia, mbërriti në vendngjarje për të larguar veturën e parkuar në mënyrë të parregullt. Shoferi, në përpjekje për të parandaluar procedurën, u ngjit mbi çatinë e taksisë, duke shprehur qartë se nuk do të lejonte që vetura të ngrihej.

Ai nuk u tërhoq dhe deklaroi se ishte i gatshëm të paguante vetëm gjobën e përcaktuar me ligj prej 1.500 denarësh, pa shpenzime shtesë për ngritjen e veturës.

Pas një negocimi të shkurtër me autoritetet, iu shqiptua vetëm gjoba monetare, ndërsa vetura mbeti në vendin e ngjarjes.

Foto: MKD

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ky veprim i Travis Kelce ndaj Ryan Reynolds tregoi se punët ende s’janë mirë mes çifteve

Story i radhës

Dita e Europës do të shënohet përmes solidaritetit, të gjithë së bashku do të vrapojmë për Koçanin

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë