I dyshuari ka marrë 30 ditë paraburgim. Ai është kapur në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e shumës prej 1.500 eurosh që kishte kërkuar, të cilat paraprakisht ishin shënuar, njoftoi Prokuroria.
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar pas kallëzimit penal të paraqitur nga Njësia për Korrupsion pranë Byrosë për Siguri Publike, ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi të punësuar në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
Procedura është iniciuar pas kallëzimit të një qytetari, nga i cili i dyshuari, gjatë periudhës 24 korrik – 4 shtator 2026, kishte kërkuar 1.500 euro për të shfrytëzuar ndikimin e tij të pretenduar.
I dyshuari, i cili kishte punuar si shofer i një zyrtari të lartë qeveritar, i kishte premtuar të dëmtuarit se do të ndërmjetësonte te zyrtarët në Qytetin e Shkupit, lidhur me punësimin pas shpalljes së konkursit për pranimin e zjarrfikësve. (Plusinfo.mk)
Burimi: lajmpress.org



