bilall kasami ka bisedime me valbon limanin dhe isen shabanin opozita eshte e percare 6a9d3b61761a0

Bilall Kasami: Ka bisedime me Valbon Limanin dhe Isen Shabanin, opozita është e përçarë

September 6, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Tetovës, dhe njëri nga bashkëkryetarët e partisë VLEN, Bilall Kasami, i pyetur nëse ka bisedime për kalim në VLEN të kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe të Gostivarit, Valbon Limani, tha se ka bisedime, duke mos përmendur megjithatë emra. Ai ka shtuar se në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete.
“Sigurisht që në skenën politike në përgjithësi ka zhvillime të tilla, ka lëvizje të tilla, veçanërisht këtu te ne ku e dimë se opozita është e përçarë dhe ka pakënaqësi mes shumë strukturave opozitare dhe në këtë drejtim janë bisedimet të cilat po zhvillohen dhe besoj se në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, ka deklaruar Kasami.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mariska hargitay fiton dy emmy per dokumentarin kushtuar nenes se saj 6a9d38bb4db2c
Lajmi i mëparshëm

Mariska Hargitay fiton dy Emmy për dokumentarin kushtuar nënës së saj

shoferi i janushev kerkoi 1 500 euro per te ndermjetesuar per punesimin e nje zjarrfikesi 6a9d3caf26693
Lajmi i radhës

Shoferi i Janushev kërkoi 1.500 euro për të ndërmjetësuar për punësimin e një zjarrfikësi.

Të fundit nga

ShkoLartë