shoferet ne kryeqytet perdorin shume telefonat gjate vozitjes 60 gjoba ndahen vetem ne nje dite 6804ac96750f0

Shoferët në kryeqytet përdorin shumë telefonat gjatë vozitjes, 60 gjoba ndahen vetëm në një ditë

April 20, 2025
1 minut lexim

Shefi i Njësisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, Vedat Zuka, ka njoftuar se policia ka hartuar një plan operativ për parandalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, duke theksuar se ky fenomen është shkaktar i rreth 50% të aksidenteve në trafik.

Zuka pohoi se përdorimi i telefonit gjatë vozitjes është një rrezik serioz për jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

“Njësia e trafikut rrugor të Prishtinës e kemi të hartuar një plan operativ në lidhje me parandalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, telefoni është jashtëzakonisht i rrezikshëm gjatë vozitjes. Aksidentet me për 50 për qind shkaktohen nga përdorimi i telefonit, policia është aktivizuar kemi hartuar planin operativ, dhe bëjë apel të gjithë vozitësve mos ta përdorin telefonin, mos të shkaktojnë probleme”, ka thënë Zuka.

Ai shtoi se vetëm të dielën janë shqiptuar afër 60 gjoba për këtë shkelje në kryeqytet brenda një dite.

“Vetëm ditën e diel janë shqiptuar afër 60 gjobave për përdorim të telefonit , po flas vetëm në kryeqytet pa pjesët tjera përreth e qytetet tjera. Arsyet janë disa të aksidenteve të natyrave të ndryshme por në mesin e arsyeve janë edhe përdorimi i telefonit. Mund të them se muajt e fundit jemi aktivizuar për shkak të shtimit të numrit të madh të aksidenteve gjatë përdorimit të telefonit”, ka theksuar për EO.

Policia apelon te të gjithë vozitësit që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

be italia dhe britania e madhe reagojne ndaj armepushimit te pashkeve te putinit 6804ac1dde743
Story i mëparshëm

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj “armëpushimit të Pashkëve” të Putinit

nese ajo ka gjysmen e ketyre cilesive duhet te martoheni me te 6804adc3e71bf
Story i radhës

Nëse ajo ka gjysmën e këtyre cilësive, duhet të martoheni me të!

Të fundit nga

Sela: Taravari është gënjeshtar

Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela para fillimit të takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur nëse Arben Taravari do t’i bashkohet Frontit Evropian, ka deklaruar se ai ndryshon deklarata e

Driloni reagon, godet Sarën!

Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shihet ai duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instastory. Në një sqarim
ShkoLartë